Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia është përplasur fizikisht me deputetët e opozitës. Teksa ka kërkuar që të mos lëvizin karriget, ai ka shtyrë Spahon dhe kolegë të tjerë.
Ndërkohë ende pa filluar seanca plenare, deputetët e opozitës kanë zbarkuar në sallën e Kuvendit dhe kanë nisur të zbatojnë skenarin e tyre.
Deputetët e opozitës, ku i pranishëm është dhe Berisha, kanë përmbysur karriget.