AKTUALITETTOP-NEWS

Piramidat online/ Pas seancës maratonë 4 mbeten në burg dhe 2 kamarierët me detyrim paraqitje

4 shtetas arrest me burg 60 ditor dhe 2 kamarierët detyrim paraqitje vendosi gjykata e shkallës parë e juridiksionit Fier për të akuzuarit e firmave piramidale online në Divjakë e Lushnje.

Ata u paraqitën nën masa të forta sigurie me dy automjete në orën 8 e 10 minuta të mëngjesit, ndërkohë që seanca nisi në orëb 08 e 30 dhe përfundoi plot pas mbi 6 orësh, në 15

Në hyrje të gjykatës ka pasur dhjetra familjarë të të ndaluarëve por që nuk kanë preferuar që të flasin për median.

Burime nga gjykata pohuan se 6 të akuzuarit u morën në pyetje nga gjyqtari Genci Busho dhe prokurore Jonida Allushi ndërkohë që të akuzuarit patën avokatë mbrojtës ku i janë përgjigjur pyetjeve të kryera si dhe avokatët e tyre kan kryer mbrojtjen.

Nga marrja në pyetje u mësua se një pjesë e të ndaluarëve punonin në bashki Divjakë Brunilda Todi dhe
Brunilda Ndini .

Nga biseda të familjarëve që rrinin ulur grupe grupe para gjykatës Fier herë pas here dlgjoheshin biseda ku thoshnin se këto skema kishin afro një vit që funksiononin në Divjakë e më pas në Lushnje. Tani u kujtua shteti dhe kreu ndalime?! Një vit njerzit morën lekë sa po linin dhe punët e bujqësisë pa bërë. Nuk e dinim që ishte e ndaluar.

Personat e arrestuar në kuadër të operacionit janë:

Arbër Çela.
Emanuel Taullau.
Flavio Mukaj.
Marius Kodra.
Brunilda Todi.
Brunilda Ndini.

2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim

Nga hetimet e kryera u tha se këto skema kishin afro një vit që funskiononin kryesisht në Divjakë dhe Lushnje e më pas u shtrinë në qytete të tjera. Policia për të zbardhur të vërtetat se si funskionon skema infiltroei 2 agjetët të saj.

Nga verifikimet e kryera në terren u konstatua se nè hyrje te qytetit të Lushnjës në rrugën “Shétitorja e Palmave”, ndodhet bar-restorant “La Bonta”. Në hyrje tê këtij subjekti nê pjesen e vitrines se xhamit ishin të ngjitura dy postera, te cilët reklamonin platformën “Xuex”. Në njerên reklame eshte postuar “EG Group Investment XUEX ” Investim njê here = Perfitime te Perjetshme”.

Po ashtu edhe tek reklama tjeter shkruhej “EG Group Investment XUEX
“Projekt investimi afagjaté, Punè ekipore, Sinjale tregtare, Shumè shpèrblime”.
Në ambjentin e përshkruar sipas tê dhenave behen investime në platformen
“Xuex”, e cila dyshohet se eshtë nje skemë mashtruese piramidale.

Pas gjithë këtyre informacioneve ka lindur nevoja që të kryhen nga ana jonë veprime simuluese, ku agjentët do të jenë punonjësit e policisë me kod 27/11, 27/12 dhe 27/13.

Në këto skema piramidale on line ishin përshirë shumë persona e familje nga Divjaka, Lushnja por dhe nga Tirana e Kosova e në disa qytete të tjera shqiptare.

https://www.facebook.com/share/v/1AmbyzSTgq/

Gjyqtari Genci Busho pasi ka dëgjuar akuzën prej prorkurore Jonida Allushi si dhe të akuzuarit dhe avokatët e tyre vendosën masat e sigurisë si më posht:

Arbër Çela. 60 ditë burg
Emanuel Taullau. Detyrim paraqitje
Flavio Mukaj. Detyrim paraqitje
Marius Kodra. 60 ditë burg
Brunilda Todi. 60 ditë burg
Brunilda Ndini. 60 ditë burg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button