AKTUALITET

Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet. I riu Juglen Abazi është vetëparaqitur në spitalin e Traumës rreth orës 19:10 për ndihmë mjekësore.

‘Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Juglen Abazi rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut’, njofton policia.

Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button