Policia e Tiranës, me anë të një lajmërimi për mediat, ka dhënë detaje për të të shtënat me armë në Don Bosko. Efektivët e kryeqytetit shprehen se nga të shtënat me armë janë plagosur një 45-vjeçar dhe një 22-vjeçar, që janë shtruar në spital, ku po marrin mjekim.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Autori ka qenë duke ecur në këmbë kur ka qëlluar me armë zjarri drejt dy personave.
Gjithashtu, mësohet se autori i ngjarjes mbante kapele. Ai është larguar me makinë pas të shtënave, duke humbur gjurmët.
Policia e Tiranës njofton se të plagosur kanë mbetur Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, një prej të plagosurve ka precedent penal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njofton policia.