Përplasje të egra kanë ndodhur sot në burgjet e Avlonës në Greqi mes të burgosurve, ku mes tyre ka qene edhe një shtetas shqiptar.
Mësohet se në përleshje janë përfshirë të burgosur nga Shqipëria, Algjeria dhe Romët, ndërsa dy janë plagosur. Ambulancat e EKAV-ut kanë shkuar për të transportuar të plagosurit në spital.
Mediat greke bëjnë me dije se të burgosurit kanë djegur një dyshek në oborr dhe për masa paraprake në vendngjarje kanë shkuar mjetet e zjarrfikësve.
Për shkak të situatës së paligjshme në burgje, forca të forta policore janë nxituar për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.