Wednesday, October 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlasin kërcënimet në Mallakastër e Lushnje, shoqërohen 3 persona në 24 orë

Plasin kërcënimet në Mallakastër e Lushnje, shoqërohen 3 persona në 24 orë

Tre persona janë shoqëruar në konisariatet e policisë në Lushnje dhe Mallakastër pasi kamë kërcënuar shtetas të tjerë. Pasi janë shoqëruar policia ka vënë në pranga një prej tyre ndërsa dy të tjerë po i heton në gjendje të lirë.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprën penale “Kanosja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 43 vjeç, banues në Ballsh, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

H. T., 32 vjeç, banues në Plug, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë për jetën, një shtetase;

R. A., 26 vjeç, banues në Bitaj, Lushnjë, pasi dyshohet për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME