Itali – Një vajzë 12-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali.
Sipas raportimeve, vajza po luante në një kolovajzë kur drurët mbajtës të saj, për arsye ende të paqarta, u shembën mbi të.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 pasditen e sotme. Në vendngjarje kanë ndërhyrë punonjës shëndetësorë, edhe me helikopterin e shpëtimit, por të gjitha përpjekjet për shpëtimin e vajzës kanë qenë të kota.
12-vjeçarja u transportua për në urgjencën e Avezzano-s, por për shkak plagëve të rënda nuk mundi të jetojë.