AKTUALITET

Policia e Lushnjes në 24 orët e fundit

Fier – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 40 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. G., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e ka shitur motomjetin e shtetasit Sh. H., 58 vjeç;

-F. K., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button