AKTUALITET

Policia ngre alarmin: Kujdes me SMS mashtruese që iu vijnë, vjedhin të dhënat tuaja

Policia e Shtetit përmes një komunikate zyrtare u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes ndaj disa mesazheve telefonike, pasi kanë qëllim vjedhjen e të dhënave dhe përvetësimin e llogarive financiare.

Policia bën me dije se po qarkullojnë SMS mashtruese ku përmes linqeve që mund të klikohen përvetësohen të dhëna personale.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike i bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë linqet e dërguara nga numra të panjohur, të mos jepen të dhëna personale si ajo e llogarisë bankare dhe të mos ndërveprohet duke ndjekur udhëzimet e SMS.

Njoftimi i policisë: 

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.

Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.

Qëllimi i tyre është:

* përvetësimi i të dhënave personale;

* vjedhja e të dhënave bankare;

* aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.

 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

 Kujdes: • Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;

* Mos jepni të dhëna personale apo bankare;

* Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.

 Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:

* Fshini menjëherë mesazhe të tilla;

* Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;

* Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.

 Email: cc@asp.gov.a Tel: +355 69 415 5552
 www.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik⁠�

 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button