BOTA

Popullsia e Kinës ra në vitin 2024 për të tretin vit radhazi

Epoka e kontrollit të lindjeve për shkak të mbipopullimit duket se ka përfunduar për mirë për Kinën, pasi popullsia e saj ra për të tretin vit radhazi në vitin 2024, duke konfirmuar trendin e rënies demografike. Kina kishte 1,408 miliardë njerëz në fund të vitit 2024, tha Byroja Kombëtare Kineze e Statistikave, nga 1,410 miliardë një vit më parë.

Rënia e popullsisë, megjithatë, ishte më pak e theksuar se në vitin 2023, kur shkalla e rënies ishte pothuajse dyfishuar në krahasim me vitin 2022. Pekini i dha fund politikës për lindjen e vetëm një fëmijë në vitin 2016, e cila kishte qenë në fuqi që nga fillimi i viteve 1980, për shkak të shqetësimeve për mbipopullimin. Në vitin 2021, ai lejoi çiftet të kishin deri në tre fëmijë.

Por këto masa nuk ishin të mjaftueshme për të rikthyer rënien demografike në vendin ku bollëku i fuqisë punëtore të lirë ishte për dekada një motor i rritjes ekonomike. Faktorë të ndryshëm shpjegojnë rënien e lindjeve, që nga rritja e shpejtë e kostos së jetesës deri tek rritja e numrit të grave në tregun e punës apo në arsimin e lartë.

Qytetarët mbi 60 vjeç do të përbëjnë gati një të tretën e popullsisë së Kinës deri në vitin 2035, sipas grupit kërkimor Economist Intelligence Unit. Në shtator, autoritetet njoftuan rritjen progresive të moshës së pensionit, e cila nuk ishte rritur për dekada dhe ishte ndër më të ulëtat në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button