Firr – Policia ndalon 3 shtetas të cilët dyshohet se kryenin vjedhje dyqanesh me anë të thyerjeve
Tre shtetas kanë rënë në pranga të policisë mesditën e sotme në lagjen “8 Shkurti” në Fier.
Tre të ndaluarit jane Arteus Muhaj, Griseld Mandreja dhe Mikel Malaj të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje të disa dyqaneve me anë të thyerjes.
Burime zyrtate te policisë Fier pohuan se keta tre shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kishin marr me qera nje banesë në lagjen “8 shkurti” në Fier ku strehonin mallin e vjedhur.
Po keto burime pohuan se 5 eshte nunuri i dyqaneve te vjedhura me ane te thyerjes qe dyshohet se këta 3 persona mundë të jenë autorë të vjedhjes së tyre duke marr rroba dhe aparate telefoni celularë.
Burime kofidenciale nga policia Fier pohuan se ne banesen e marr me qera nje pronari dyqani ata kishin strehuar mallin e vjedhur ne dyqane si rroba firmato dhe aparate telefoni celulare te markave te kushtueshme.
Tre autoret e dyshuar si vjedhes dyqanesh ishin pikasur nga dy kamera sigurie dhe me pas, pas pergjigjeme e vezhgimet ne distancë nga oficerë të zbulimit të krimeve civilë u zbulua dhe baza e tyre se ku mbanin mallin e vjedhur.
Në oren 10 të mëngjesit të sotëm policia shkoi ne baneën e marr me qera prej tyre ku kreu ndalimin e tyre si autore te dyshuar të vjedhjes së dyqaneve por edhe sekuestroi nje sasi malli si rroba e aparate telefoni celular në cilësine e proves materiale
Tre të ndaluarit akuzohen per veprat penale te vjedhjes me dhune në bashkëpunim me ane te thyerjes te pesë dyqaneve