Liverpooli është treguar i pamëshirshëm ditën e sotme duke shpartalluar 9-0 ekipin e Bournemouth. Skuadra e Jurgen Klopp ka reaguar pas humbjes ndaj United me shumë furi, duke e zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë me 5 gola.
Luis Diaz, Ellliot, Alexandre-Arnold, Firmino dhe van Dijk ishin autorët e golave. Në pjesën e dytë do të ishte radha e një autogoli nga Mepham, dhe më pas Firmino, Carvalho dhe Luis Diaz shënuan golat e tjerë.
Manchester City mori një fitore spektakolare 4-2 me përmbysje kundër Crystal Palace. Pjesa e u parë u mbyll 2-0 në favor të miqve pas autogolit të Stones dhe golit të Andersen. Në pjesën e dytë, Bernardo Silva rihapi ndeshjen, ndërkohë që Erling Haaland me tripletë përmbysi gjithçka.
Nuk gabon as Chelsea që mori një sukses 2-1 ndaj Leicester, edhe pse luajti për 60 minuta më një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Gallagher. Dy golat e Sterling bën të pavlefshëm rrjetën e Brnes.