Bebe Rexha, artistja me origjinë shqiptare por me famë globale këtë të martë zbriti për herë të parë në Kosovë, pasi do të jetë në ”Sunny Hill Festival”. Pritjen e parë e ka marrë nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Teksa ka publikuar foto nga takimi me Rexhën dhe prindërit e saj, presidentja Osmani shkruan se ”suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim”.
Postimi i plotë
Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha!
Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim!
Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë.