Prezantuesja italiane Anna Falchi humbet ndjenjat në transmetim LIVE
Aktorja dhe prezantuesja e njohur italiane Anna Falchi pati një incident të papritur në edicionin e së martës së 21 janarit në emisionin “I Fatti Vostri” në Rai2. Ngjarja ndodhi teksa ajo po përshëndeste shikuesit në fund të episodit të programit që drejton së bashku me Tiberio Timperin.
Falchi u ngrit në këmbë për të përshëndetur audiencën e saj duke thënë: “Gati për t’ju takuar nesër në mëngjes si gjithmonë në orën 11…”, por ajo nuk pati kohë për të përfunduar fjalinë dhe u rrëzua në dysheme pasi u mbështet në një tavolinë në mes të studios.
Më pas prezantuesja sqaroi se nuk kishte asgjë serioze. “U ngrita shpejt nga vendi dhe më ra të fikët për shkak të presionit të ulët të gjakut, por nuk e humba vetëdijen”, – tha Falchi.
“Ndodh kur plakesh”, – tha me shaka Timperi duke i dhënë një puthje në ballë.
“Pata një goditje dhe të gjithë u trembën”, – tha prezantuesja duke shtuar: “Mjekët e RAI-t ishin shumë efikasë, madje tepër të zellshëm dhe më kthenin si pedale. Tani gjithçka është nën kontroll” – sqaroi ajo. ©LAPSI.al