Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është gati për rrugëtimin e ri në eliminatoret e Nations League.
Rrugëtimi nis me ndeshjen e parë, në transfertë me Ukrainën, që do të zhvillohet më 7 shtator, në “Epet Arena”, në Pragë, ndërsa tri ditë më vonë, skena e spektaklit kuqezi do të zhvendoset në “Air Albania”, përballë Gjeorgjisë së Kvaraskhelias.
Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit konfirmojnë se që nga mesi i korrikut, kur dolën në shitje biletat, janë prenotuar nga tifozët kuqezi rreth 10 mijë bileta, një tendencë që tregon se deri më 10 shtator, ditën e ndeshjes, “Air Albania” me shumë mundësi do të jetë “sold out”, shkruan Supersport.
Tifozët ishin një mbështetje e jashtëzakonshme edhe në Europian, ku ishin ndër tifozëritë më të pranishme dhe që nuk shkaktuan asnjë incident në Gjermani.