POLITIKË

Problemet me pushtetin lokal/ Rama propozon krijimin e komisionit të etikës

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama foli ashpër në lidhje me drejtorët që dhanë dorëheqjen pak kohë më parë, duke shtuar se e gjitha kjo situatë nuk lidhet aspak me Ermal Dredhën, kreu i bashkisë Vlorë i cili dha dorëheqjen mbrëmjen e djeshme.

Sipas tij, dorëheqja e Dredhës është tregues i një njeriu që e ndjen dhe e do qytetin.

Më tej ai propozoi krijimin e komisionit te etikës që do të luftojë nepotizmin.

“Komision etike në çdo bashki, i cili duhet të trajtojë fenomenin gërryes, shkurajues e poshtërues që duhet sulmuar duke nisur nga qendra e grupi parlamentar e deri në pushteti lokal, nepotizmi dhe lidhjet e gjakut në pozicionet drejtuese”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button