Në kuadër Samitit të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë mbahet në Shqipëri, sot po zhvillohet takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit.
Pas takimit, ministrat janë mbledhur për një foto familjare, siç tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit. Vihet re është se ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka zgjedhur që të bojkotojë foton familjare edhe pse aty ishin edhe përfaqësuesit e BE, Oliver Varhelyi dhe ministrja gjermane. Në foto është edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.