Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta tek Bashkia/ Këlliçi me thirrje për Altin Dumanin

Protesta tek Bashkia/ Këlliçi me thirrje për Altin Dumanin

Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi me tone të forta nga protesta e opozitës i ka bërë thirrje SPAK-ut që të arrestojë Erion Veliajn.

Ai tha se brenda godinës së Bashkisë së Tiranës fshihen hajdutët që kanë vjedhur taksat e qytetarëve.

“Jemi sot në protestën e 9 kundër një hajduti të padëgjuar në vendin tonë që quhet Erion Veliaj. Njeriu që ka korruptuar jo vetëm drejtësinë, por edhe median në këtë vend që po ta shihni, në të gjitha mediat, kanë emisione për çdo temë, por vetëm për djegësit e qytetarëve dhe të Shqipërisë jo. Kjo është skenë krimi i një kryetari bashkie që çdo ditë shkon në zyrën e tij vetëm për të vjedhur. Ju kishim dhënë fjalën se pas vjedhjes së paprecedentë të 14 majit, do të bënim transparencë për masakrën elektorale.

Vetëm në këto muajt e fundit kemi arritur që të shpalosim një skemë vjedhjeje. U paguan 132 mln euro për një incenerator që nuk ekziston. Kjo është vjedhje e paprecedentë. Policë bashkiakë a e dini se drejtori juaj është një hajdut? Në këtë godinë strehohen hajdutë. Rreshtohuni kah qytetarëve, ne këtë betejë po e bëjmë për familjet tuaja. Kjo është betejë që nuk njeh ngjyrim partiak. Zoti Dumani ngrihu në lartësinë e detyrës tënde. Lërini fjalën dhe bëni veprat. Merrni masa dhe arrestoni hajdutin. Ai qëndron në zyrë për të prishur provat.”, tha Këlliçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME