PSG triumfoi 1-3 në fushën e Troyes dhe afrohet edhe më shumë me titullin kampion. Në mungesë të Neymar të dëmtuar dhe Messit të pezulluar, është Mbappe që merr situatën në dorë.
Ishte pikërisht sulmuesi francez, lider i padiskutueshëm i PSG-së, ai që zhbllokoi takimin me Troyes në transfertë me një goditje me kokë.
PSG realizoi golin e sigurisë në minutën e 59-të me Vitinha, pas asistit perfekt të Verratit. 7 minuta para fundit të kohës së rregullt, Troyes rihap ndeshjen falë golit të Chavalerin. Gjithsesi PSG reagoi duke shënuar golin e tretë me Fabian Ruiz.