Levan – Kafshët e egra po “sulmojnë” bagëtitë dhe shpezët e banorëve të fshatrave të Levanit. “Armë gjahu kemi, po i qëlluam për të mbrojtur bagëtitë e shpezët na arreston policia se gjuetia është e ndaluar, monatorium” , thonë banorët
Djegia e një sipërfaqe të konsiderueshme e pyllit të Pishporos si dhe ndalimi prej vitesh i gjuetisë ka bërë që kafshë të egra si ujqër, çakenjë, dhelpra, kunadhe të shkojnë në stalla e kotece të banorëve të fshatrave pranë pyllit duke ngrçnë kafshë e shpezë si dele, qingja, pula, rosa etj.
Lajmi konfirmohet nga banorë të fshatrave Bishan, Qarr, Boçovë, Përtiq etj të cilët thonë se janë shtuar shumë egërsirat dhe po bëjnë dëme në ekonominë e tyre. Armë gjahu me leje kemi por nuk i qëllojmë dotë sepse është monatorium ku ndalohet gjuetia, po gjuajtëm për të mbrojtur kafshët e shpendët tona vjen policia dhe na arreston.
Një banore thotë se kishte 65 krerë pula dhe dhelpra në tre ditë i kanë ngrënë 47 krerë. Kemi hedhur helme dhe nuk kanë ngordhur dhelprat, ka shumë, thotë ajo.
Një tjetër blegtor Demo Jarua një vit më parë ujqërit i hëngrën 30 krerë dele. Erdhi drejtoria e bujqësise qe i pa, i groposi dhe nuk morëm dëmshpërblim , pohonë gruaja e tij. Këtë vit po i mbajmë në stalla delet e pulat.
E teksa shkon pranë pyllit të Pishporos duken qartë në rërë gjurmët e freskëta të putrave të kafshëve të egra sikundër edhe mbeturinat e një dele e cila ishte shqyer nga egërsirat.
Banorët e këtyre fshatrave janë ankuar në njësinë administrative por askush nuk ka kryer asgjë.