Qeni pitbull kaf*on vajzën katër vjeçare në Lungomare.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar një vajzë katërvjeçare.
Sipas informacioneve paraprake, qeni dyshohet të jetë pa pronar.
E mitura ka qenë duke ecur në zonë me gjyshen e saj në momentin kur është sulmuar, duke pësuar dëmtime në pjesën e kokës. Ajo është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, qeni është mbajtur i lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet policore, për t’u dërguar më pas në një qendër të posaçme për trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve.

Sejko Veliu ka qeënë qytetari që shpëton vajzën 4-vjeçare nga sulmi i një pitbulli. Ai ka pohuar se qëni kishte tre ditë që qarkullonte në qytet, qeni ka qën me zinxhir por pa pronar. Qeni kish shkuar direkt e kish kaf*uar në kokë vajzën e mitur e cila ka qënën nën shoqërinë e gjyshërve, pohoi Veliu.









