POLITIKËTOP-NEWS

Qori: Rama e ka të kotë, nuk shpëton dot nga kjo situatë

Sipas Arlind Qorit, Rama justikifkon mbrojtjen e Ballukut duke mos i hequr akoma imunitetin, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se lidhja që bën Rama s’ka asnjë sens.

Kreu i Lëvizjes Bashkë thoët se nëse Rama do ishte politikan i përgjegjshëm, do e kishte shkarkuar Ballukut 24 orë pas kërkesës së SPAK

Qori thekson se së pari Rama do ti japë një komardare Ballukut dhe së dyti të fitojë kohë duke fashitur revoltën që po shfaqin protestat, sidomos ajo e Lëvizjes Bashkë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i Lëvizjes Bashkë vazhdon duke thënë se Rama nuk kontrollon as SPAK-un, as GJKKO-në dhe s’ka çfarë i ofron Ballukut në këmbim të heshtjes. Qori argumenton se as revolta e njerëzve nuk do të fashitet.

Qori thekson se Edi Rama është një politikan jo vetëm i korruptuar, por edhe anakronik, i shkëputur nga shoqëria shqiptare. Asistin për të dalë nga kjo situatë, Qori thotë se po ia japin gazetarët e shitur, që i ofrojnë intervista normale, me pyetje normale, në një fund viti që nuk është aspak normal për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button