AKTUALITETTOP-NEWS

Qyteti i Durrësit përmbytet nga shiu i natës, banorët bizneset nën ujë, ndërsa Bashkia nuk ndërhyn

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin e Durrësit.

Rrugë të tëra janë mbuluar nga uji, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të automjeteve dhe kalimtarëve.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë situatën dramatike, ku lagje dhe rrugë kryesore janë shndërruar në pellgje të mëdha.

Qytetarët raportojnë se disa biznese janë përmbytur, ndërsa banesat e katit të parë kanë nisur të përballen me hyrjen e ujit.

Si gjithmonë, institucionet janë treguar të papërgatitura për përballimin e reshjeve, duke lënë qytetarët në mëshirë të fatit.



Ujërat e akumuluara në rrugë mbeten të pranishme, ndërsa mungojnë ndërhyrjet e menjëhershme nga strukturat përgjegjëse për të lehtësuar situatën.

Banorët e Durrësit shprehen të indinjuar se sa herë bie shi i dendur, qyteti përmbytet, duke nxjerrë zbuluar mungesën e investimeve serioze dhe kujdesit për infrastrukturën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button