Një ditë para Krishtlindjeve, në pikën kufitare të Kapshticës janë krijuar radhë të gjata me automjete. Emigrantët që kthehen në vendlindje thonë se pala greke punon vetëm me 2 sportele, duke e çuar radhën e automjeteve në 3 kilometra. Në 24 orët e fundit në Shqipëri vetëm nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 6184 persona dhe kanë dalë 1830 të tjerë.
Pritja në doganën greke sipas emigrantëve shqiptar që jetojnë në shtetin fqinj ka zgjatur deri në 3 orë. Aktualisht në pikat dalëse në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë ka radhë e cila varion nga 50-500 metra, në varësi të orareve të lëvizjes.