BOTA

RAI do nis transmetimin në gjuhën arbreshe në 21 shtator.

RAI Calabria do të prodhojë reportazhe dhe emisione radiotelevizive që synojnë të ruajnë identitetin e komunitetit arbëresh në Itali.

Ditën e diel (21 shtator) do të nisë për herë të parë programi televiziv në Rai 3 që do të zgjasë një orë, nga ora 9:30–10:30. Më pas do të jetë një tjetër emision nga e hëna në të premte, rreth 30 minuta në mesditë në Radio Rai 1.

Programi televiziv do të trajtojë vizita në qytezat arbëreshë ndërsa ai radiofonik do të evidentojë vlerat, zakonet, moralin dhe gjithçka që lidhet me traditën, kulturën dhe gjuhën arbëreshe, atë çfarë kanë mundur të ruajnë për gati 6 shekujt, pra identitetin shqiptar.

Ky është rasti i parë që media publike në Itali i kushton një seri emisionesh komunitetit arbëresh./ Radio Dukagjini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button