Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Rama është kundër botës akademike”, Kina: Pedagogët nuk po trajtohen më si...

“Rama është kundër botës akademike”, Kina: Pedagogët nuk po trajtohen më si elitë

Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar pedagogu në Fakultetin e Ekonomisë Kristian Kina, njëherazi koordinator kombëtar i studentëve në Partinë e Lirisë.

I pyetur për protestën dhe bojkotin e mësimit nga pedagogët, Kina tha se ata nuk po vlerësohen më si një elitë dhe se kryeministri Edi Rama nuk i do. Më tej Kina shtoi se me dhjetëra pedagogë janë larguar nga vendi teksa shtoi se ata janë në kufijtë e mbijetesës.

Kina: Cdo protestë, revoltë apo përqendrim njerëzish të revoltuar dhe me të drejtë, është tejet i mirëpritur, ka shkuar në atë pikën ku nuk mban më ujë pilafi.  Pedagogët janë në kufijtë e mbijetesës, varfërisë. Duhet parë sa i vlerësuar është ai në auditor.

Nuk ka qenë vëmendja e kësaj qeverie tek pedagogët. Këtu nuk ka më shpresë. Kryeministria, është burimi i të gjitha këqijave. Kërkesat duhet të plotësohen, pedagogët nuk trajtohen si elita por si disa punonjës të rëndomtë. Rama po tregon se është kundër botës akademike, mendjes së këtij vendi.

Dhjetëra pedagogë kanë ikur ose po bëjnë gati valixhen për të ikur. Rama mendon se e ka Shipërinë si pronë të tij, si parcelë të tij. Të rinjtë do vetë ti largojë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME