AKTUALITETKRYESORE

Rama mesazh opozitës: Noc Rrokun do marrin më 11 Maj, këtu do jemi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet e 11 majit ndërsa i ka kthyer përgjigje një qytetari që fliste për shkollat në Tiranë.

 “Patjetër Adrian të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë dhe t’i shohim bashkë shkollat, por duhet të marrim bukë me vete se janë shumë për t’u parë, madje na duhet të marrim nja 3 ditë, të paktën nja 3 ditë leje nga puna se 1 ditë është shumë pak për t’i parë të gjitha”, tha Rama.

Sipas Ramës, janë 45 shkolla të reja në Tiranë ndërsa 10 të tjera në proces. Kryeministri mori si shembull, shkollën “Kosova”, të cilën thotë se qeverisja socialiste e ngriti nga hiri.

Në komentin e tij për kundërshtarët politikë në zgjedhje, u thotë se “më 11 Maj do të marrin Noc Rrokun”.

Ndërsa historia e grabitjes së oborreve është e vjetër shumë ajo, e kohës së rrumpallës së viteve ’90 dhe ashtu edhe kthimet e pronave në oborre shkollash janë dhe ato një histori e tejkaluar, edhe ajo e vjetër tanimë. Një nga ato kthime u bë te shkolla “Kosova”. Asokohe isha kryetar bashkie dhe u thashë harrojeni se do të mund ndonjëherë të ndërtoni pallat në vend të shkollës sa të jem unë këtu. Prenë dhe pishat, pastaj i vunë zjarrin dhe godinës. Por ama në fund shko shikoje, e ringritëm nga hiri si feniksin shkollën më të vjetër të Tiranës. Meqë ke përmendur Noc Rrokun, e kam qejf Nocin. Noc Rrokun morën nga i gjithë ai agresion mbi truallin dhe mbi godinën e shkollës “Kosova”, njësoj siç do ta marrin më 11 Maj Adrian, ku shqiptarët brenda dhe jashtë t’u tregojnë se Shqipëria nuk do të rrëshqasë më kurrë tëposhtë, por vetëm do ngjitet e do ngjitet lart drejt majës së 2030 në Bashkimin Europian. Erdhi 11 Maji, këtu do jemi”, tha Rama./ Express.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button