Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e radhës në La Liga.
“Los Blancos” barazuan 1:1 në udhëtim ndaj Las Palmas, në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit spanjoll.
Madje, madrilenët e panë veten në disavantazh vetëm pas pesë minutash lojë, kur Moleiro realizoi për 1:0, shkruan Gazeta Express.
U desh një penallti e minutës së 69-të nga Vinicius Junior për t’ia dhënë një pikë Realit të Madridit.
Ishte kjo ndeshja e tretë që Kylian Mbappe nuk ka shënuar gol dhe ende nuk ia ka bërë “sefte” në La Liga.
Me këtë barazim, Real Madridi tani ka pesë pikë pas tri ndeshjeve dhe gjendet në vendin e katërt.
Në anën tjetër, Las Palmas ngjitet në vendin e 16-të me dy pikë të grumbulluara.