KRYESORESPORT

Ronaldinho: Yamal dhe Dembele janë magjistarët e rinj të futbollit!

Legjenda braziliane e futbollit dhe fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2005, Ronaldinho, ka ndarë së fundmi mendimet e tij për disa nga talentet më premtues në futbollin europian, të cilët pritet të shkëlqejnë në Ligën e Kampionëve.

Në një intervistë për të përditshmen franceze L’Équipe, ish-ylli i Barcelonës, Milanit dhe PSG-së, veçoi dy emra që i sheh si trashëgimtarë të stilit të tij të lojës: Lamine Yamal dhe Ousmane Dembele.

Lamine Yamal – “Një talent i lindur”

Ronaldinho u shpreh entuziast për 16-vjeçarin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke e cilësuar atë si një “talent të hershëm” që ka gjithçka për të bërë një karrierë të madhe.

“Më pëlqen ta shoh teksa luan. Ka aftësi të jashtëzakonshme për të shpikur në fushë. Sigurisht që duhet të konfirmohet, por jam i sigurt që do të bëhet një lojtar i madh,” – tha ai.

Dembele – “Një shpikës me shpirt braziliani”

Ndërsa te PSG, vëmendja e Ronaldinhos është përqendruar te Ousmane Dembélé. Braziliani vlerësoi shumë mënyrën si francezi luan dhe ndikimin që po ka këtë sezon:

“Më pëlqen shumë Dembélé. Ka diçka nga stili brazilian, driblon, shpik, provokon. Është shpesh i paparashikueshëm dhe ka filluar të shënojë më shumë. Ka ndryshuar plotësisht rolin e tij te PSG, sidomos krahasuar me sezonin e kaluar ose kohën në Barcelonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds