AKTUALITETKRYESORE

Rreshjet në 24 orë në Fier/ Në Suk1, 5 ha tokë e përmbytur. Në Levan e Frakull banorët në gadishmëri (video)

Rreshjet e shiut në 24 orët e fundit. Banoët përgjat lumit Vjosë në gadishmëri. 5 ha tokë bujqlsore nën poushtetin e ujit në Suk1 të bashkisë Rroskovecit

Rreshjet e rëna në 24 orët e fundit më problematike kanë qënë për fermerët e fshatit Suk1 të bashkisë Rroskovecit. Ndërkohë që burime zyrtare nga bashkia pohuan se nuk ka problematika në funizimin me ujë e energji elektrike të banorëve të kësaj bashkie si dhe nuk kish probleme të shkaktuara nga rreshjet janë banorët e fshatit Suk1 të cilët e hedhin poshtë këtë informacion.

Në këtë fshat janë afro 250 fermerë që kanë të mbjella 150 hektarë tokë me sera ku 5 hektarë mëngjesin e sotëm kanë qënë nën pushtetin e ujit.

Sipas tyre shkaktar është mospastrimi i një kanali kryesot i cili nuk është pastruar që nga viti 2007. Edhe pse është njoftuar baskia , pohuan ata, asnjë ekip apo person nuk ka dal në terren të shikojë situatën. Banorë pohuan se shteti nuk ka vën dorë në pastrim kanalesh sepse bashkia nuk ka çfarë të bëjë, nuk ka fonde.

Në zonën e Levanit dhe të fshatrave përgjat lumit Vjosë situata  e prurjes së lumit është nën nivelin normal. Në disa zona ka ujra sipërfaqsore në toka bujqësore si dhe bllokime kokash kanalesh në mbikalime për shkak të mbetjeve urbane që sjellin ujrat.

Banorët janë në koherencë me situatën dhe kan marrë masat për mbrojtjen e sistemimin e bazës ushqimore por në situata kritike  të  japin zgjidhje duke siguruar banesat e të largohen tek të afërmit e tyre në rast urgjence apo evakuimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button