Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar sonte në ”Çim Peka Live”, tha se objektivi i opozitës nuk është veç largimi i Rilindjes, por përmbysja e një sistemi që ka kapur shtetin dhe ka shtypur pluralizmin.
“Largimi i Rilindjes që unë e konsideroj si sekti që ka uzurpuar jo vetëm, PS por edhe shtetin, është objektivi më minimal. Bëhet fjalë për të përmbysur një sistem i cili ka përmbysur parimet themelore kushtetuese mbi të cilat ndërtohet shteti ynë e në radhë të parë pluralizmi demokratik, shtetin e së drejtës, kontrollin dhe balancën e pushteteve dhe njëkohësisht ka zhbërë të drejtat e njeriut dhe të qytetarëve. Bilanci është katastrofik, në rastin e Shqipërisë nuk flitet më për emigrim, por për shpopullim”, u shpreh Meta.