Rritja drastike e çmimeve ka mbërthyer Shqipërinë. Një shtrenjtim që godet buxhetet e familjeve, ku pjesa dërrmuese shkon për ushqim dhe konsumin, që është një ndër gjeneruesit e rritjes ekonomike. Por a kemi arritur pikun?
Milva Ekonomi, ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, thotë se kjo është një situatë e importuar, ndërsa përmendi Guvernatorin tha se nuk pritet ulje e çmimeve të paktën deri në vitin 2023.
“Është një nivel i lartë, por duhet të kemi parasysh që ky është një inflacion i importuar, si pasojë e tregjeve ndërkombëtare. Edhe në vende të tjera të rajonit apo në Europë, presioni inflacionisht është prezent. Edhe në Amerikë diskutohet se vjen nga lufta në Ukrainë. Në mënyrë të vazhdueshme, Banka e Shqipërisë prodhon parashikime lidhur me inflacionin. Parashikimi më i fundit që ka bërë Guvernatori i BSH është që ne nuk presim që deri në vitin 2023 të ulen çmimet. Parashikimi për rritjen e çmimeve është global”, tha Ekonomi në ”A2cnn”.