OP/ AN

Sali Berisha, “Perandori simbolik” i PD-së

Nga Telnis Skuqi

Ka momente kur një parti duhet të zgjedhë midis së shkuarës dhe së ardhmes.

Pas Luftës së Dytë Botërore, amerikanët mund ta shkatërronin Perandorin e Japonisë, por nuk e bënë. E ruajtën si simbol, ndërkohë që ndryshuan të gjithë sistemin. Rezultati? Japoni mbeti e bashkuar dhe u reformua pa humbje identiteti.

Partia Demokratike ndodhet sot në të njëjtin kryqëzim. Sali Berisha është simboli i së kaluarës, i një epoke kur PD fitoi, reformoi dhe orientoi vendin drejt Perëndimit. Por kjo nuk do të thotë se ai duhet të qëndrojë në qendër të vendimmarrjes operative. Koha e tij në rolin drejtues ka kaluar. Nuk ka më çfarë të japë për të rinovuar partinë dhe për ta bërë fituese.

Unë jam pro mendimit ndryshe, pro debatit, pro figurave të reja që kanë dalë nga baza dhe që meritojnë hapësirë për të udhëhequr, por Berisha duhet ruajtur si simbol, si kujtesë dhe emblemë e PD-së, pa penguar të ardhmen.

Koha ka ardhur që elita e vjetër të çlirojë vend për brezin e ri, të hapet hapësira për rinovim dhe debat të lirë. Vetëm kështu PD mund të rikthehet si alternativë reale qeverisëse: duke ruajtur simbolin, por duke çliruar pushtetin për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button