Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSapo ishin kthyer nga Italia, Besnik Pjetri vrau në pritë babë e...

Sapo ishin kthyer nga Italia, Besnik Pjetri vrau në pritë babë e bir

Një krim i rëndë ka tronditur vendin, ku babë e bir janë vrarë nga ish-dhëndërri i tyre.

Pas ndarjes nga gruaja, Besnik Pjetri u kishte zënë pritë ish-vjehrrit dhe djalit të tij, pranë varrezave të Grykë Zezë në Lezhë.

Pjerin dhe Gentian Perjaku kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me kallashnikov nga Pjetri, i cili më pas është arratisur.

Dy viktimat ditën e sotme janë kthyer nga Italia.

Lidhur me këtë ngjarje policia thekson se ka ndodhur për shkak të një konflikti familjar, e cila lidhet me divorcin e Besnik Pjetrit me vajzën e Pjerin Perjakut.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën dhe po punon për kapjen e autorit.

Policia e Lezhës

Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

 Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME