Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDET”Sekretet”/ Mushkonjat përzgjedhin se kë pickojnë

”Sekretet”/ Mushkonjat përzgjedhin se kë pickojnë

A e keni vënë re që mushkonjat ndonjëherë kanë preferenca? Nuk është imagjinatë, përkundrazi, është e konfirmuar nga specialsitët. Faktorët biologjikë mund ta transformojnë një njeri në shënjestër shumë të lehtë të mushkonjave. Nëse ju bëni pjesë në grupin e njerëzve të parezistueshëm për mushkonjat, atëherë lexoni disa ndër arsyet shumë të thjeshta.

Jeni të djersitur

Nëse jeni kthyer në një tabelë qitjeje për mushkonjat, atëherë më mirë ushtroni aktivitet fizik në ambiente të mbyllura. Acidi laktik, një nënprodukt që çlirohet nëpërmjet djersës është mjaft ndjellës për mushkonjat, thonë ekspertët. Nëse djersisni shumë, temperatura e trupit luan një rol kryesor. Mushkonjat e dashurojnë ngrohtësinë dhe fuqizohen nëpërmjet saj.

Keni gjak të grupit 0

Mushkonjat janë insekte tekanjoze. Ato kanë preferenca shumë të qarta dhe një prej tyre ka të bëjë me grupin e gjakut. Një studim i Journal of Medical Entomology zbuloi se këto insekte gjakpirëse janë të tërhequra fort pas njerëzve, gjaku i të cilëve është në grupin 0. Organizmi i këtyre njerëzve çliron disa aroma të forta, që shërbejnë si magnet për mushkonjat.

Keni pirë birrë

Nëse pini birrë, përgatituni të pickoheni fort. Një studim zbuloi se meshkujt që pinin birrë ishin tejet tërheqës për mushkonjat. Një tjetër eksperiment konfirmoi se mushkonjat adhurojnë njerëzit që pinë alkool.

Keni genet e duhura

Studimet me subjekt binjakët sugjeruan se mekanizmat genetikë ndikojnë nëse ia hidhni paq mushkonjave, ose bini në grackën e tyre. Shkencëtarët konfirmuan se disa njerëz arrijnë të çlirojnë substanca natyrale kundër mushkonjave ndërsa disa njerëz janë gjenetikisht të predispozuar të jenë të pambrojtur nga mushkonjat.

Jeni shtatzënë

Mushkonjat femra (ato që pickojnë më fort) janë të çmendura pas dioksidit të karbonit. Ato kanë receptorë që i ndihmojnë të dallojnë gazrat në mjedis. Po çfarë lidhje ka kjo me shtatzaninë tuaj? Një studim i vitit 2002 zbuloi se femrat në fazën e parafundit dhe të fundit të shtatzanisë përthithin 21% më shumë dioksid karboni se femrat jo shtatzënë. Studiuesit zbuluan që ky ndryshim fiziologjik shpjegon përse femrat shtatzënë, që morën pjesë në studim, u pickuan dy herë më shumë nga mushkonjat, në krahasim me femrat jo shtatzënë. Por dioksidi i karbonit mund të mos jetë e vetmja arsye se përse femrat shtatzënë çlirojnë aroma më të forta dhe ndjellëse për insektet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME