Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTASëmundja e Giorgia Melonit, anuloi konferencën me gazetarët

Sëmundja e Giorgia Melonit, anuloi konferencën me gazetarët

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni anuloi për herë të dytë konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët për shkak të një problemi shëndetësor. Zyra e saj konfirmoi se në bashkëpunim me shoqatën e gazetarëve, konferenca e planifikuar fillimisht në 21 dhe më pas në 28 dhjetor do të mbahet në 4 janar.

Të njëjtat burime konfirmuan se kryeministrja e Italisë ishte prekur nga “otoliti” një sëmundje që prek veshin e mesit dhe shkakton marrje mendsh dhe të vjella. Mbrëmjen e së mërkurës, Meloni u vizitua në shtëpi nga një mjek ORL i cili diagnostikoi “sindromën otolitike” dhe dha sugjerime për zgjidhjen e situatës.

Megjithatë, zyra e saj thotë për gazetarët se shëndeti i kryeministres Meloni është në përmirësim. Bashkëpunëtorët e kryeministres thanë se në fillim u mendua se gjendja e saj shëndetësore ishte pasojë e “efekteve të gripit” pasi “prej disa ditësh Meloni vuante nga të përzierat dhe marrja e mendve”.

Si masë mbrojtëse ajo është detyruar që të qëndrojë në shtrat në errësirë për gati 2 ditë. Tashmë sipas zëdhënësve të Melonit ajo ka nisur të çohet nga shtrati dhe të flasë në telefon. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME