Serbi, huliganët djegin flamurin e Kosovës

Kongresi i 49-të i UEFA-s nuk ka kaluar pa incidente. Kosova mori pjesë me simbolet e saj, por më pas ato u hoqën nga tavolina. Kurse në rrjetet sociale, qarkullojnë edhe imazhe se disa huliganë serbë kanë djegur flamurin e Kosovës, por për momentin nuk ka asnjë raportim mbi këtë çështje.
Më herët Federata e Futbollit e Serbisë e kishte hequr flamurin e Kosovës në ambjentet e godinës ku mbahet kongresi, ndërsa në sallë, të gjitha vendet anëtare përfaqësohen me flamujt e tyre, përveç Kosovës, e cila mban vetëm me logon e Feratës së Futbollit të Kosovës.

Ndërkohë Federata Serbe në një komunikatë i kërkoi falje gjithë serbëve që kishte vendosur flamurin e Kosovës përkrah flamujve të tjerë.
Kongresi i 49-të i UEFA-s po zhvillohet sot në Beograd, një nga ngjarjet më të mëdha që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Kongresi organizohet nga UEFA, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë mirëpret figurat më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe botë. Organizimi i jashtëzakonshëm u zbeh nga një neglizhencë e organizatorëve, të cilën një pjesëmarrës në Kongres u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jo-futbollistike. Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd. Kërkojmë ndjesë për çdo qytetar tonin dhe çdo anëtar të popullit tonë, veçanërisht për bashkëkombësit tanë në Kosovë, të cilët u ndjenë të shqetësuar dhe të lënduar nga kjo mungesë vëmendjeje e organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë pas reagimit tonë”, thuhet në komunikatën e Federatës serbe të futbollit.