Shitet për 25 milionë dollarë diamanti “Mellon Blue”

“Mellon Blue”, një diamant blu i ndezur prej 9.51 karatësh i vendosur në një unazë, u shit në Gjenevë të martën për mbi 25 milionë dollarë. Çmimi duket se arriti pritshëmritë në përputhje me vlerësimet fillestare duke qenë se ai ka një “qartësi të jashtëzakonshme”.
Diamanti ishte vlerësuar nga shtëpia e ankandeve “Christie’s” midis 20 milionë dhe 30 milionë dollarëve.

I njëjti gur, i njohur atëherë si “Zoe Diamond”, (foto poshtë) u shit për 32.6 milionë dollarë në Sotheby’s në Nju Jork në vitin 2014, duke vendosur një rekord botërore në atë kohë për një diamant blu dhe për çmimin për karat.

Guri i përkiste për dekada Rachel Lambert Mellon, e njohur me nofkën “Bunny” Lambert Mellon (1910–2014), një hortikulturiste, filantrope dhe koleksioniste arti amerikane. Në atë kohë, guri ishte montuar si varëse.
Bunny Mellon është veçanërisht i njohur për ridizajnimin e Kopshtit të Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë në vitin 1961 me kërkesë të Presidentit John F. Kennedy.

Çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë nga Christie’s për një diamant blu intensiv u vendos në Gjenevë në vitin 2016, kur “Oppenheimer Blue” (foto lart) 14.62 karatësh u shit për 57.5 milionë dollarë.









