AKTUALITETTOP-NEWS

Dosja / 70 mijë euro rroga mujore, zbulohen pagat e llahtarshme të punonjësve të Bankers

Një këshilltar ligjor te Bankers, 66 mln lekë në muaj pagë…

Bankers Petroleum ka vjedhur deri në palcë shqiptarët. Prej 20 vitesh kjo kompani merr naftën tonë, por nuk paguan asnjë lekë në shtet. Nga ana tjetër punonjësit dhe drejtuesit e saj janë ‘larë’ në para.

Pamfleti” ka siguruar dosjen hetimore të prokurorisë, ku janë gjetur pafund shkelje dhe abuzime. Përveç miliardave që kanë shkuar për kompani të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ajo që bie në sy është se Bankers është kompania me rrogat më të larta në vend.

Sipas asaj që thotë prokuroria ka individë që kanë marrë deri në 800 mln lekë të vjetra në vit, pra mesatarish pagë 66 mln lekë në muaj. Një drejtor finance për shembull e ka pagën 25 mijë dollarë në muaj. Ajo që bie në sy gjithashtu është se kinezët kanë paga shumë herë më të larta se shqiptarët.

Më poshtë janë pagat e stafit juridik dhe financës, ndërkohë që ka zyrtarë kinezë me paga akoma dhe më të çmendura. Sipas prokurorisë, këshilltarët juridikë dhe financiarë paguhen shumë dhe duhej të kishin ndihmuar kompaninë të shmangnin shkeljet.

Në vijim, për të provuar fiktivitetin dhe dëmin që i shkaktohet buxhetit të shtetit nga shoqëria “Bankers Petrolcum Albania Ltd”, nga organi procedues është analizuar listëpagesa e muajit Mars 2025 (duke i parë nga këndvështrimi i pozicioneve dhe pagesave përgjatë viteve 2023-2024), ku kjo shoqëri ka rreth 16-18 punonjës të angazhuar në fushat e prokurimeve, juristë, këshilltarë juridik, drejtor juridik, etj. Këta janë profesionistë të kualifikuar që ofrojnë shërbime të plota dhe të ligjshme, duke siguruar që çdo aktivitet ligjor i realizuar nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” të jetë i mbështetur në parimet dhe standardet ligjore”, shprehet prokuroria. 

Pjesë nga dosja

Personi nën hetim Lianyi Wang, me shtetësi kineze, i cili mban postin e Drejtorit të Financës pranë shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, me pagë mujore 2,574,350 lekë. Në një bashkëbisedim me shtetasin Ardit Kero, i cili është autorizuar për t’u përgjuar nga gjykata rezulton se ky shtetas shprehte shqetësim nga inspektimet e inspektorëve të tatimeve në shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd” lidhur me faktin se, shumë dokumentacione mungonin lidhur me shoqëritë nënkontraktore të tyre, etj. Ky bashkëbisedim ka ndodhur më datë 07.05.2025, ora 04:42:11 PM mes tij (Lianyi Wang), me numrin celular 069… dhe shtetasit Ardit Kero, me numër celular 06920… Biseda është sa vijon:

Personi- A – Eshtë shtetasi Lianyi Wang

Personi -B -Eshtë shtetasi Ardit Kero

Personi A: Përshëndetje Ardit

Personi B: Përshëndetje Ëang, si je?

PersoniA: Po mire. Si je ti?

Personi B: Edhe unë jam mirë. Nuk e di nëse je i zënë… Ke dy minuta për të folur për KPI-te? Ka një pikë aty që thotë se menaxheri i taksave do të penalizohet nëse gjetjet e një auditi do të jenë më të mëdha se 10%.

Personi A: Mundesh… mund të bësh ndryshime. Mund të bësh ndryshime dhe mund të diskutosh me, me Flavian.

Personi B: Nuk do të diskutoj me Flavian, sepse kam diskutuar tashmë, dhe ajo tha se kjo mё është përcjelle nga HR-i, unë nuk marr vendime dhe kështu me radhë, kështu që vetëm të shpjegoj. Dua të të shpjegoj që menaxheri i taksave ose departamenti i taksave ose personi përgjegjës për taksat është përgjegjës të sigurojë dokumentet për inspektimin tatimor. Okej, unë thjesht siguroj dokumentet. Jap një shpjegim për përmbajtjen e… të njëfature, dhe pastaj është puna e inspektorit ose e autoritetit për të vendosur nëse ky shpenzim është i rimbursueshëm аро jo. Nëse përputhet me ligiin apo jo. Kështu që kjo nuk është… departamenti i taksave nuk e kontabilizon faturën, nuk e firmos kontratën, nuk krijon asgjë.

Personi A: Ро.

Personi B: Kështu që nëse diçka është kundër ligjit, është kundër ligjit. Ose duhet të vlejë për çdo person në kompani, ose duhet të higet fare nga aty. Mund ta dergoj edhe me email nëse do, por nuk e pranoj atë. Eshtë e papranueshme. Ose duhet tëvlejë për çdo person në kompani. sepse unë nuk firmos kontrata, nuk kontabilizoj fatura, nuk bëj interpretime. Kjo nuk është… nuk është puna ime. Një inspektor mund ta pranojë, një tjetër jo. E kupton cfarë dua të them? Kështu që nuk është diçka… nuk është e pranueshme. Ai KPI duhet të hiqet.

Personi A: Okej, jep komentet e tua. Mund të japësh komentet e tua, dhe ndoshta, ndoshia mund të diskutohet me departamentin e HR-it, po.

Personi nën hetim Lianyi Wang, si Drejtor i Financës te shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe si bashkëpunëtor direkt i administratorit Z. Hongping Xiao, mban përgjegjësi direkte për të gjithë situatën financiare të shoqërisë, e cila vijon edhe nën drejtimin e tij financiar të ketë balancet negative kur deklaron të ardhurat dhe shpenzimet në strukturat tatimore të shtetit shqiptar. Ndërkohë nga ana tjetër, përdor dhe inkurajon dhe pse është në dijeni të mbifaturimeve, faturave fiktive, kontratave klienteliste, shmangieve të deklarimeve bankare, etj. Pra, ky shtetas dyshohet se bashkëpunon me shtetasin Hongping Xiao në kryerjen e veprave penale të “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimit të një skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” të parashikuara nga nenet 180/3 dhe 144/a-25 të K.Penal.

Personi nën hetim Ardit Kero, me detyrë Menaxher i Financave/Taksave pranë shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd” prej vitesh, me pagë mujore prej 857,673 lekësh. Edhe ky shtetas mban përgjegjësitë e tij në lidhje me aktivitetin ekonomiko-finaciar të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor me të gjithë stafin drejtues të shoqërisë në “mashtrimin e madh finaciar që kanë bërë prej vitesh ndaj shtetit shqiptar”.Personi nën hetim Flavia Capo, me detyrë – Drejtore Raportimi/Kontrolli Financiar pranë shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd” prej vitesh me pagë mujore prej 1, 353,209 lekësh. Edhe kjo shtetase mban përgjegjësitë e saj në lidhje me aktivitetin ekonomiko-finaciar të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pasi dyshohet se është bashkëpunëtore me të gjithë stafin drejtues të shoqërisë në mashtrim e madh finaciar që këta kanë bërë prej vitesh ndaj shtetit shqiptar. E hetuara siç del edhe nga biseda e mëposhtme, me porosi të shtetasit Ardit Kero fsheh për ekipin e kontrollit që po e auditon shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd” faturat, dokumentat, kontratat për bashkëpunimin që kjo shoqëri ka pasur me dy shoqëri.

Personi nën hetim Majlinda Thana, me detyrë – Menaxhere Thesari pranë shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd” prej vitesh me pagë mujore prej 485,882 lekësh. Edhe kjo shtetase mban përgjegjësitë e saj në lidhje me aktivitetin ekonomiko-finaciar të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pasi dyshohet se bashkëpunon me të gjithë stafin drejtues të shoqërisë në fshehjen e të ardhurave që kjo shoqëri ka bërë prej vitesh ndaj shtetit shqiptar. E hetuara, siç del edhe nga biseda e mësipërme është në dijeni dhe bashkëpunon me struktura të tjera drejtuese të shoqërisë në fshehjen e të ardhurave, në kryerjen e pagesave preferenciale dhe të fshehjes së transfertave monetare nga llogari në Vienë, etj.Gjatë periudhës Janar- Maj 2023 janë ërguar për paga, bonuse, rimbursim për punonjësit e kompanisë shtetas kinez në vlerën prej -990,751 USD. /Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button