AKTUALITET

Shpërthen bombula e gazit, vetëm dëme materiale (video)

Fier – Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “ 1 Maji” në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar ndërkohë qe policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Ngjarja ka alarmuar edhe gjitonęt të cilët i kane ardhur në ndihme situatës me mjete rrethanore.

Burimet bejne me dije se ndertesa ku shpertheu bombula sherbenre si pike e vogel tregtimi gazi, ndersa.

Pronari i saj dhe nje person tjeter jane transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmẽn mjekësore.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button