AKTUALITET

Shpërthen dhu*a pas debatit për parkimin, shoferi god*t gruan dhe partnerin e saj me grushta (video)

Një incident i rëndë ndodhi gjatë një debati për parkimin, ku një shofer i DHL humbi kontrollin dhe sulmoi fizikisht një çift. Përplasja filloi me fyerje verbale, por u përshkallëzua shpejt kur shoferi goditi disa herë në fytyrë një grua 42-vjeçare, ndërsa më pas sulmoi edhe partnerin e saj 54-vjeçar, duke e hedhur mbi një gardh.

Pamjet e filmuara nga një kalimtar tregojnë momentet e dhunës së papërmbajtur.

Sipas policisë, gruaja pësoi lëndime të lehta dhe u trajtua në spital. Autoritetet konfirmuan se shoferi ishte i njohur më parë për vepra dhune dhe dëmtime prone.

Pas publikimit të videos, kompania DHL reagoi duke e shkarkuar menjëherë nga puna, duke theksuar se nuk toleron asnjë formë dhune dhe se nuk kishte pasur informacion për të kaluarën kriminale të punonjësit. Hetimet mbi rastin vijojnë.

https://www.instagram.com/reel/DN8nOXzDYrF/?igsh=MTR2aXZldWk1dXl6Yw==

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button