SPORTTOP-NEWS

Shqipëria “rref” Letoninë, e dyta në grup. Anglia degjeneron Serbinë

Sonte në ”Air Albania”, Shqipëria arriti një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale” për kuqezinjtë. Sfida u dominua nga Kombëtarja jonë, me golin që erdhi vetëm në minutën e 25’, pas një realizimi perfekt të Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë.

Kuqezinjtë iu afruan disa herë golit të dytë me Bajramin, Manajn e Gjimshitin, por pa gjetur siç duhet kuadratin. Fitorja e sotme kundër Letonisë ishte e para e Shqipërisë kundër këtij ekipi, në shtatë takime të zhvilluara.

Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të Grupit K, kjo edhe falë fitores 0-5 të Anglisë ndaj Serbisë, me kuqezinjtë që i mbyllin ndeshjet e shtatorit në zonën “Play Off”. Ndeshja e radhës për tanët është më 11 tetor kundër Serbisë në Beograd, një finale e vërtetë kjo që do vendos për vendin e dytë në grup. Dueli pritet të jetë më shumë se një ndeshje në fushë, për vetë marrëdhëniet mes dy popujve.

Golat

Shpërthen festa në ‘Air Albania’: pas një aksioi të bukur nga Nedim Bajrami nga e majta sulmit, Qazim Laçi shkon në fundore dhe tenton kromimin drejt qendrës, por një mbrojtës devijon me dorë. Nuk ka dyshime për kryesorin, Shqipëria fiton një 11-metërsh, që ekzekuton saktësisht nga Kristjan Asllani (25′): 1-0.   

Shqipëri – Letoni 1-0

Vazhdon të këmbëngulë Shqipëria, me Manajn që godet ngjitur me shtyllën në minutëm e 30-të.

Në fundin e pjesës së parë, Raivis Jurkovskis goditi saktë me kokë drejt portës, por topi kaloi ngjitur me shtyllën.

Situata në Grupin K

Image
Image
Image
Image
Image

Anglia ka arritur një fitore të thellë 0-5 ndaj Serbisë në Beograd, një rezultat që përveçse i forcon pozitën “Tre Luanëve” në grup, u shkon për shtat edhe kuqezinjve.

Skuadra e Gareth Southgate e nisi vrullshëm takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e 33-të me kapitenin Harry Kane. Vetëm dy minuta më pas, Madueke dyfishoi shifrat, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazh të pastër.

Edhe në fraksionin e dytë, Anglia vazhdoi dominimin. Konsa realizoi golin e tretë në minutën e 52’, ndërsa Guehi i dha goditjen përfundimtare Serbisë në të 75-ën. Serinë e golave e mbylli Rashford, i cili shënoi nga penalltia pak minuta para fundit.

Me këtë fitore, Anglia kryeson Grupin K me 15 pikë të plota dhe një golavarazh mbresëlënës 13-0, duke bërë një hap të sigurt drejt Botërorit 2026. Ndërkohë, Serbia humbet terren dhe bie pas Shqipërisë në renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button