Shpresat e Alban Bushit arritën një fitore të madhe një fitore me përmbysje 2-1 ndaj Zvicrës që i mban në lojë për t’u kualifikuar për në “Euro2024, një sukses i ardhur falë një loje të bukur ku njeriu i ndeshjes ishte Pajaziti me nje “dopietë”.
Suksesi i kuqezinjve të vegjël i ka lënë një shije të mirë dhe presidentit Duka, me kreun e FSHF-së që i uroi me anë të një statusi në rrjetet sociale
“Një fitore karakteri, një fitore me përmbysje e Kombëtares U-21 ndaj Zvicrës në transfertë. Kënaqësi të shikosh ekipin kuqezi të triumfojë, me dy gola mjaft të bukur të Pajazitit, ndërkohë që portieri ynë Lilo priti edhe një penallti. Urime djemve dhe trajnerit Bushi e stafit të tij për rezultatin dhe lojën”, shkroi Duka.