AKTUALITET

Shqiptari dënohet me 15 vite burg në Republikën Domenikane

Një shqiptar u dënua me 15 vite burg për trafik droge në Santo Domingo, kryeqytetin e Republikës Domenikane, vendi i vogël i arkipelagut të Karaibeve. Sipas një lajmi nga mediat vendase, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit Publik për të dënuar shqiptarin që në vitin 2024 u përpoq të kontrabandonte 40 pako kokainë me peshë 39.13 kilogramë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Las Américas për në Madrid të Spanjës.

Prokurorët i paraqitën gjykatës prova të mjaftueshme për të demonstruar fajësinë e shtetasit shqiptar Sejdin Kote të akuzuar për trafik kombëtar dhe ndërkombëtar të drogës.

Prokurori hetues César Augusto Veloz tregoi se natën e 16 nëntorit 2024, anëtarët e Qendrës së Përbashkët të Informacionit dhe Koordinimit të Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit të Drogave po punonin në aparatin me rreze X të terminalit të aeroportit. Ata vunë re imazhe të dyshimta në valixhet e shqiptarit. Gjatë kontrollit të valixheve u zbulua edhe lënda narkotike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button