KULTURË
Shuhet aktori Remo Girone/ I famshëm për rolin e Tano Cariddi te “Oktapodi”

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare aktori italian Remo Girone. Ai u bë i famshëm edhe në Shqipëri me dramën televizive “La Piovra” (Oktapodi).
Vdekja e tij ndodhi papritur në Mynih. Ai luajti rolin e mafiozit Tano Cariddi në serialin televiziv të viteve 1980 të transmetuar në Rai.
Në teatër, ai punoi me regjisorin Luca Ronconi, duke vënë në skenë drama dhe kryevepra të shumta, nga Shekspiri te Çehovi.
Suksesi i tij me publikun e gjerë filloi në vitin 1987, kur ai krijoi personazhin e mafiozit Tano Cariddi në sezonin e tretë të dramës së suksesshme “La Piovra”, të transmetuar në Rai.

Ky personazh do të shfaqej edhe në sezonet pasuese të serialit të suksesshëm.









