Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTASondazhi/ Biden apo Trump, kë mbështesin vendet e tjera të botës

Sondazhi/ Biden apo Trump, kë mbështesin vendet e tjera të botës

Sipas një ankete të re të qendrës ‘Pew’ Presidenti Joe Biden gëzon mbështeje më të madhe në vendet e tjera se ish Presidenti Donald Trump. Anketa e kryer nga 5 janari deri në 21 maj, me 40 500 individë në 34 shtete të ndryshme, jo në Shtetet e Bashkuara, tregon se 43% besojnë se Presidenti Biden ‘do të bëjë gjënë e duhur për botën’, krahasuar me 28% që besojnë tek ish Presidenti Trump.

Në 24 shtete, individët e anketuar kanë më shumë besim tek Presidenti Biden, ndërsa në Hungari dhe në Tunizi, kryeson ish Presidenti Trump. Në 8 shtetet e tjera, diferenca mes tyre nuk është domethënëse. Besimi më i lartë tek të dy u regjistrua në Filipine, me 77% në favor të Presidentit Biden dhe 68% për ish-Presidentin Trump.

Megjithatë mbështetja për Presidentin Biden ka shënuar rënie nga viti i kaluar. 14 mes 21 vendeve kanë më pak besim tek Presidenti Biden këtë vit krahasuar me 2023. Disa nga vlerësimet më negative për të kanë të bëjnë me konfliktin mes Izraelit dher Hamasit. Në të 34 vendet ku u kryue anketa, mos-miratimi i politikave të tij për luftën Izrael-Hamas ishte në nivelin 57%. Anketimi i qendrës ‘Pew’ u krye përpara se Presidenti Biden të shpallte propozimin e tij për t’i dhënë fund luftimeve.

Anketa po ashtu gjeti se burrat ishin më të prirur se gratë të shprehnin besim tek ish Presidenti Trump. Por anketa po ashtu vëren se “gratë janë më të prirura se burrat për të mos iu përgjigjur fare kësaj pyetjeje”. Prirja e rënies së mbështetjes për të dy këto figura politike duket se është në përputhje me rënien e besimit tek Shtetet e Bashkuara si një shembull i demokracisë. Në të gjitha vendet ky u krye anketa, rreth 40 për qind besojnë se, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë qënë më parë shembull i demokracisë në botë, sot nuk janë më të tilla”. /VOA

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME