BalkanWeb bëri sot një sondazh ky pyeti lexuesit e tij në lidhje me preceptimin e tyre mbi disa skandale të publikuara në medis. Kështu pas skandaleve të zbuluara, ku përveç inceneratorëve, përfshihen dhe tenderat e rrugëve apo dhe emërimet në shkelje të ligjit në Tatime apo dhe Dogana, shumica e qytetarëve kërkojnë largimin e kësaj qeverie.
Pyetjes; Pas skandaleve të Qeverisë me Inceneratorët, tenderat e rrugëve, emërimet në shkelje të ligjit në Tatime e Dogana…a duhet të largohet kryeministri Edi Rama?
84.43% e lexuesve iu janë përgjigjur me ‘Po’, duke kërkuar kështu largimin nga pushteti të kryeministrit Edi Rama.
Në sondazhin e ‘BalkanWeb’, vetëm 10 % janë shprehur për ‘Jo’, ndërsa 4.6% e tyre kanë klikuar “nuk e di”, ose ndryshe që nuk dëshirojnë të përgjigjen. Po ashtu në total kanë votuar 16,212 qytetarë.