AKTUALITETTOP-NEWS

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Rama le të kuptohet se do ta mbrojë në kuvend

Pas bllokimit që i bëri Gjykata Kushtetuese pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres, SPAK ka hedhur hapin e radhës duke kërkuar nga parlamenti autorizimin për arrestimin e saj për një masë më të ashpër sigurie, arrest shtëpie ose në burg. Kërkesa u dorëzua këtë të martë në kuvend dhe sipas njoftimit që shpërndau Prokuroria e Posaçme qëllimi është arrestimi i Ballukut për manipulimet me tenderin e tunelit të Llogarasë por edhe për procedurat e tenderave të Unazës së Madhe të Tiranës. (KERKESA E PLOTE KETU)

“Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt: “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”; “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”; “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”; “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”. thuhet në kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit.

Nuk kaluar më shumë se disa sekonda nga njoftimi i prokurorëve dhe menjëherë në X, reagoi kryeministri Edi Rama që la të kuptohet se nuk do ta lëshojë Belinda Ballukun. A i quajti arrestimet me firmën e prokurorëve të SPAK “një modë e vrazhdë” që ka çuar në shtimin e numrit të të paraburgosurve që janë më shumë se të burgosurit në Shqipëri, “një fakt i turpshëm” sipas kryeministrit “pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane”.

Dhe duke vazhduar mesazhin nervoz në përgjigje të SPAK, Rama tha se Partia Socialiste nuk do ta paragjykojë kërkesën, por meqënëse i kërkohet opinion, do “të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”.

Në rreshta mungon një qëndrim i prerë pro apo kundër arrestimit, që do të mbajë mazhoranca për Belinda Ballukun, por e sigurtë është që përgjigjia flakë për flakë e Ramës nuk është në linjën e përbetimeve të kryeministrit se drejtësia duhet të bëjë punën e saj, se prokurorët duhet “t’I nxjerrin të zitë e ullirit” luftës kundër korrupsionit dhe se PS nuk do të bëhet zyrë avokatie e atyre që janë në telashe me gjykatat.

Për më tepër, një burim pranë kryeministrisë menjëherë pas reagimit të Ramës, tha për Lapsi.al se kryeministri ua ka bërë të qartë të vetëse se autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut nuk do të jepet dhe kjo shpjegon fjalorin krejt të ndryshëm me të cilin tashmë Rama po trajton tashmë dosjet hetimore të SPAK.

Autorizimi për arrestimin e Ballukut nuk është kërkesa e parë e prokurororëve përkundrejt zv.kryeministres. Fillimisht prokurori Prençi e mori të pandehur zv.kryeministren pa një masë sigurie, duke i komunikuar vetëm akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë. Nw duart e prokurorit kishin rwnw mesazhe kompromentuese mes ish-drejtorit tw ARRSH, Ervis Berberi tashmw i arrestuar dhe Ministres sw Infrastrukturws, Belinda Balluku. Nga mesazhet del se tenderat e rrugws ishin tw dirigjuar nga lart, se fituesit zgjidheshin direkt nga ministrja por edhe mund tw anuloheshin pwr ndonjw “ndjesi tw keqe”, duke e bwrw garwn krejt fiktive.

U duk se Balluku do t’ia hidhte paq me një akuzë jo dhe aq të ashpër, të paktën krahasuar me ish-kolegët e saj të Partisë Socialiste që ishin të burgosur. Ndërsa gjyqi vazhdonte, ajo gjithsesi ruante pozicionin e saj në qeveri, pasi Rama refuzoi ta shkarkonte me gjithë pozitën e rënduar të saj.

Belinda Balluku
Belinda Balluku duke hyrë në SPAK për t’u njohur me akuzën “shkelje e barazisë në tendera”

Vetëm se dosja e saj u rëndua kur kaloi në seancën e masës së sigurisë në datën 20 nëntor. Duke parë provat, bisedat në telefona dhe dëmin kolosal të shkaktuar në buxhetin e shtetit, gjykatësi Erjon Çela evidentoi rrezikun që e pandehura Balluku mund t’i përsëriste të njëjtat veprime duke mbetur në detyrë. Për këtë arsye ai vendosi pezullimin e saj nga detyra e zv.kryeministres dhe bllokimin e pasaportës.

Vendimi e ndryshoi katërcipërisht pozicionin e Belinda Ballukut e cila qëndroi për më shumë se 5 orë në kryeministri, në një bisedë me Edi Ramën për lëvizjet që duheshin kryer kundër vendimeve të SPAK dhe GJKKO. Fillimisht Rama e respektoi vendimin e Gjykatës së Posaçme, por me pas ai njoftoi se do ta ankimonte vendimin në Gjykatën Kushtetuese për shkak se ishin në rrezik ndarja e pushteteve, stabiliteti i vendit dhe se gjykata kishte marrë kompetënca që i takonin parlamentit, kryeministrit dhe presidentit duke vendosur pezullimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave.

Në datën 12 dhjetor Gjykata Kushtetuese e riktheu Belinda Ballukun në detyrë duke i dhënë të drejtë pretendimeve të kryeministrit se ishte cënuar parimi i ndarjes së pushteteve dhe se emërimi i zv.kryeministres dhe ministrave ishte një ekskluzivitet i Edi Ramës kryeministër.

Pikërisht në këtë moment, vjen edhe kundërsulmi i SPAK. Meqënëse dështuan në masën e pezullimit nga detyra, prokurorët e kanë përshkallëzuar qëndrimin duke kërkuar arrestimin e zv.kryeministres. Edhe një herë tjetër Rama po detyrohet të gëlltisë të gjithë propagandën që ka bërë për drejtësinë e re, për një qasje ndryshe të Partisë Socialiste ndaj korrupsionit. Mbetet për t’u parë nëse do t’i shkojë deri në fund mburojës për zëvëndësen e tij Belinda Balluku. Socialistët kanë dhënë prova se i rrëzojnë kërkesat e prokurorëve për arrestime, siç ishte rasti i Saimir Tahirit disa vite më parë, megjithatë atëherë kishin pretekstin e “drejtësisë së vjetër”, ndërsa tani u duhet të shpikin një narrativë të re duke rrezikuar të dalin zbuluar për faktin se nuk kanë qenë asnjëherë në anën e drejtësisë, por gjithnjë në anën e korrupsionit./Lapsi.a

Mesazhi i plotë i Ramës në X

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.

Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.

Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button