Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSPAK “zbërthen” tabulatet telefonike të Almës. Me kë foli para dhe pasi...

SPAK “zbërthen” tabulatet telefonike të Almës. Me kë foli para dhe pasi filmoi veten me Gjicin?

Prokuroria ka marrë në dorë celularin e sekuestruar të Alma Kaçit, dhe tabulatet e kontakteve telefonike të saj me persona të tjerë para dhe pas regjistrimit të videos ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me ish-kreun e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici.

Këto janë provat që po analizohen me prioritet për të bërë të mundur zbardhjen e skemës se kush janë porositësit e videoskandalit nëse ka të tillë pasi vetë 40 vjeçarja është shprehur se videon e ka regjistruar pasi në takimin e parë Gjici e kishte ngacmuar seksualisht.

Deri në këtë fazë të hetimit, SPAK ka nxjerrë dy urdhër-arreste për ish kryetarin e bashkisë Safet Gjici, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe 40-vjeçares Alma Kaçi kjo e fundi në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion aktiv. 

Vetë ish-kryebashkiaku ka përsëritur edhe në gjykatë se është viktimë e një kurthi, të orkestruar nga kundërshtarët e tij politikë.   

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME