
Portieri legjendar, Foto Strakosha, është cilësuar si një ndër gardianët më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, duke shkruar historinë si në aspektin individual ashtu dhe në atë Kombëtar.
Me një karrierë të gjatë në futbollin grek, Strakosha akoma mbahet mend në shtetin helen, teksa ka qenë gazeta e njohur ‘Typos-i.gr” e cila i ka kushtuar një shkrim Strakoshës duke e cilësuar si një ndër më të mirët që ka luajtur në futbollin grek, ku specialiteti i tij ishte pritja e penalltive.
Specialisti i penalltive: ‘’Ata që e duan pozicionin e portierit duhet ta mbajnë mend mirë që Foto Strakosha ishte një specialist në pritjen e penalltive. Nuk ishte e lehtë për të ndaluar sulmuesin e Panathinaikosit, Dimitris Saravakos nga 11 metërshi, por Strakosha e bëri kur të dy u përballën me njëri tjetrin. Nuk është rastësi që në 14 vjet karrierë në Greqi nga 1991 në 2005 ai arriti të priste një numër prej 14 penalltish”, shkruan gazeta greke.

Thomas Strakosha është një nga 10 portierët më të mirë në Europë. Gardiani i Lacios ka bërë paraqitje spektakolare me bardhekaltrit në këtë sezon dhe ka arritur statistika shumë pozitive, duke u renditur i nënti dhe duke lënë pas portierin e Juventusit, Shezni. Gazeta Marca ka bërë renditjen duke iu referuar një shkrimi për portierin e Realit, Tibo Kurtua, por në fakt bie në sy fakti që portieri i Kombëtares shqiptare renditet në ?Top 10?.
Portieri kuqezi renditet i nënti në Europë për golat e pësuar në këtë sezon të Serisë A. Ai ka luajtur 26 ndeshje dhe pa pësuar 23 gola, mesatarisht 0. 88 gola për ndeshje, duke u pozicionuar në një vend të rëndësishëm në të gjithë Europën. Ai ka lënë pas emra të mëdhenj si Nojer, Ter Shtegen, De Gea, Donaruma, Handanoviç dhe shumë të tjerë.
Rritja e Strakoshës në këtë sezon ka qenë e dukshme dhe ai bashkë me Lacion e tij po luajnë për titullin kampion në Serinë A. Strakosha vlerësohet si një nga lojtarët më të shtrenjtë të Kombëtares shqiptare (20 mln), por vlera e tij ka pësuar një rënie 5 milionë euro për shkak të Koronavirusit.










